Rihanna e shqetësuar për fëmijët në Haiti

Këngëtarja, e cila është nga Barbados të ishujve Karaibe, është e pikëlluar si pasojë e tragjedisë në Haiti ku vdiqën mijëra njerëz dhe mijëra të tjerë u lënduan.
“Zakonisht në tragjedi të këtilla, janë fëmijët ata që vuajnë më shumë. Ata nuk kanë mënyrë se si të gjejnë ushqim, ata janë të pambrojtur...”, ka thënë 21-vjeçarja gjatë shout televiziv të Oprah Winfreyt.
Rihanna ka kërkuar nga të gjithë që të ndihmojnë me maksimumin e tyre, por jo vetëm tani por në gjashtë muajt e ardhshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































