“rigoN” bëhet lojtar i ri i ekipit ENCE

Ekipi i CS2, ENCE ka njoftuar emërimin e Rigon "rigoN" Gashin si lojtar i tyre i ri.
Lojtari i njohur shqiptar i CS, Rigon Gashi, karrierën e tij do ta vazhdojë te klubi finlandez, ENCE, pasi u zyrtarizua nga vet faqja zyrtare.
“Ne kemi nënshkruar me Rigon "rigoN" Gashin si një anëtar të ri të përhershëm të listës aktive. Mirë se vini në ENCE”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ENCE tani është një ekip i konsoliduar CS2 me trajner dhe roster të qëndrueshëm, që tregoi forcën e tij duke fituar Elisa Masters Espoo dhe rezultate të mira në turne të tjera.
Statistikat dixhitale (maps & win rate) janë pozitive, ndërsa ata po fitojnë momentum me seri fitore të rëndësishme.
Ky klubi u themelua në vitin 2013 dhe përfaqëson një nga organizatat më të njohura nordike në esports, veçanërisht në Counter-Strike.
Emri ENCE është një formë e shkurtuar e “Enceladus,” që lidhet me mitologjinë greke, por në praktikë njihet thjesht si ENCE eSports. /Telegrafi/




















































