Besimtarë të shumtë katolikë sot gati pas më shumë se dy muajsh patën mundësi të marrin pjesë në meshën e së dielës, që nga mbyllja e saj për shkak i pandemisë COVID-19. Duke respektuar distancën sociale, dhe të pajisur me maskat mbrojtëse, shumë qytetarë të besimit katolikë të dielën iu kthyen vendit ku luten dhe kryejnë rituale të tjera.
Këta të fundit kanë folur me gëzim për vendimin e ri që është marrë nga qeveria, derisa theksojnë se kanë qenë të vështira këto ditë ku “shtëpitë e Zotit” kanë qenë të mbyllura.
Kambana e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, bashkoi sërish të dielën besimtarët katolikë të vendit. Që në hyrje të katedrales është vendosur tuneli dezinfektues nëpërmjet të cilit kalojnë besimtarët. Ndërsa në bankat e saj janë të shënuara me shenja se ku mund të ulen deri në katër persona për të respektuar distancën e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe udhëzimeve të Dioqezës së Katedrales “Shën Nënë Tereza”.
Në meshën e së dielës së rrëshajave, Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji para besimtarëve katolikë, tha se ka qenë shumë e vështirë që të mbahen meshat pa praninë e tyre gjatë kësaj kohe.
“E di që gjatë gjithë kësaj kohe keni pasur shumë dhimbje dhe shumë vështirësi të pranoni që nuk mund të vini të merrni pjesë në meshë. Por, siç e keni përcjellë nëpërmjet mediave dhe nëpërmjet mundësive të mediave sociale, ju keni parë që kemi vazhduar t’i kushtohemi Zotit, kemi vazhduar të shërbejmë kultin hyjnor që Krishti na i ka lënë amanet. E ju mjerisht është dashur të merrni pjesë në këtë shërbesë nga distanca e shtëpisë tuaj. Duke afruar shpirtin e juaj në kishë, nëpërmjet meditimit”, tha Dodë Gjergji.
Në ditën e Pashkëve, ipeshkvi i Kosovës tha se kanë ndezur nga një qiri për gjithë besimtarët katolikë në meshën e natës së Krishtit.
Ai u bëri thirrje besimtarëve të pranishëm, që secili të bëhet mjek i vetës, që sa më shpejt të kalojë pandemia e koronavirusit.
“Unë e di që nuk është mirë që të jeni këtu në kishë me maska, sikur të ishim mjek. Por tani duhet të bëhemi mjek të shëndetit tonë, secili duhet të bëhet mjek i shpirtit të vet. Andaj duhet të mbajë ato rekomandime të cilat ne i kemi përcaktuar së bashku me institucionet shëndetësore në vendin tonë”, theksoi Dodë Gjergji.
Dodë Gjergji ka falënderuar të gjithë mjekët që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Vilson Tomrecaj flet me gëzim që pas më shumë se dy muajsh pati mundësi të përcjell meshën në katedralen e qytetit.
“Normal që është kënaqësi, jemi më të lirë me dal me i kry edhe aktivitetet tona. Kështu që mirë është shumë…Na ka munguar, sepse çdo të diele vijmë me marrë pjesë në meshë, kështu që na ka munguar”, thotë ai.
Nga komuna e Gjakovës, Nuh Deda ka ardhur sot në meshën e shenjtë të së dielës, thotë se pavarësisht pamundësisë për të ardhur në kishë. Ai gjatë kësaj kohe kishte kryer lutje e rituale tjera nga shtëpia.
“Jam i kënaqur se janë çel, duhet me pas kujdes se edhe në Gjakovë kam qenë të martën, këtu qenka më rregull…Kemi pasur pak mungesë, por çfarë me bo, Zotit nuk mundesh me ia marrë me zor. Si kishat si xhamiat kanë qenë të ndaluara”, shton ai.
Edhe Hilë Berisha është i gëzuar se sot kanë mundësinë që të jenë në katedrale në meshën e së dielës së rrëshajave, që nga mbyllja e saj për shkak të mos përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Mirë është bërë, nuk duhet me u dorëzua kurrë, duhet me vazhdua jeta… Në këtë situatë të mungon gjithçka por duhet me kalu” , thotë ai.
Me vendim të ri qeveritar, të enjten janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës