LAJMI I FUNDIT:

“Rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti”

“Rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti”

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, Avni Aliti.

Në takim është diskutuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

U tha se rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti.


“U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë”

“Ne mbështesim, qëndrimin e  Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992”, ka shkruar Kurti në Faceook. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori