LAJMI I FUNDIT:

Ridvan Zykaj, vrasësi i tetë kushërinjve, jetonte i ndarë nga prindërit

Ridvan Zykaj, vrasësi i tetë kushërinjve, jetonte i ndarë nga prindërit

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ridvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia.

Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo.


Ndonëse nuk ka një ekzaminim zyrtar të gjendjes së tij mendore, të gjitha përshkrimet e mësipërme të çojnë në një dyshim të vetëm, se autori i krimit të tetëfishtë mund të ketë pasur, ose mund të ketë qenë në prag të ndonjë sëmundje mendore, shkruajnë mediat shqiptare.

Madje, gjendja e tij së fundmi kishte pësuar përkeqësim, aq sa nuk pranonte të jetonte më as me prindërit e tij.

Ndonëse në të njëjtën çati, Ridvani me vullnetin e tij jetonte në një dhomë të veçuar dhe nuk përzihej as me ta, as me të vëllanë dhe motrën.

Të gjitha lajmet nga Të shtëna në Vlorë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Të shtëna në Vlorë

Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit.

Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë.

Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori