Aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e tij për filmin zviceran "Heldin", një bashkëprodhim i Zodiac Pictures me regjisoren Petra Volpe.

Filmi, i cili pritet të debutojë si një kinofilm, ka në rol të protagonistit aktoren gjermane Leonie Benesch, e cila së fundmi ishte në shënjestër të nominimeve për Oscar me filmin "Das Lehrerzimmer".


"Heldin" është një projekt filmik zvicerano-gjerman që karakterizohet nga një numer i madh aktorësh nga të dyja vendet. Xhirimet kanë filluar në janar dhe kanë përfunduar në mars në Zvicër, duke krijuar kështu pritshmëri të larta për premierën e tij.

DD955F9F 066B 44E1 8CCA 45F2E299D8BC

Ridvan Murati, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në industrinë e filmit dhe teatrit, ka ndarë me fansat e tij lajmin emocionues, duke treguar se roli i tij në "Heldin" ka qenë një përvojë e veçantë dhe thelbësore për hapat e ardhshëm në karrierën e tij.

Ai ka zbuluar se roli i tij ishte i rëndësishëm, çka sugjeron se performanca e tij do të jetë një pikë e fortë e filmit.

08BA8302 EFF6 4418 B954 BE6260CC4951

Aktori, i cili ka një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare, sigurisht do të shtojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij me këtë rol të fundit. /Telegrafi/

142181AC BE19 4A30 9EC1 8D6F7EB2552D

6CD52571 059E 490C 8925 DE152FB71264

C63D86FC F830 4A9F 9606 60FEFBC7B7B7

A60C86D2 4468 4F22 9AA5 91A841BDF427