Brazili e ka filluar mjaftë mirë garimin e tyre në Lojërat Olimpike, pasi mposhtën 4-2 Gjermaninë.

Njeriu kryesor i takimit ishte Richarlison, që shënoi het-trik, për t'i dhënë kombëtares së tij fitoren e parë.


Yllit të Evertonit iu deshën vetëm 30 minuta për të shënuar të tre golat, ndërsa Gjermania ishte disi e fjetur në fazën defanzive.

Kështu, Richarlison festoi pas ndeshjes të tre golat e tij, por në një mënyrë tejet të rrallë, mirëpo që është parë më herët.

Lojtari vendosi të rikthente stilin e flokë të legjendës Ronaldo Nazario, ku 80 për qind e kokës është e rruar.

Ky stil ikonik i flokëve ishte bërë nga Ronaldo në vitin 2002, atëherë kur Brazili kishte fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/

0 download 1

telegrafi sport app