LAJMI I FUNDIT:

Richard Grenell kërkon nga Qeveria e re të heq taksën për mallrat nga Serbia

Richard Grenell kërkon nga Qeveria e re të heq taksën për mallrat nga Serbia

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka bërë thirrje Qeverisë së re në Kosovë që të heq taksën për mallrat serbe.

“Presim që taksa të hiqet menjëherë”, ka porositur Grenell, raporton Associated Press, transmeton Telegrafi.

Grenell që njëherit është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, ka theksuar se “SHBA-të kanë bërë ua kanë bërë të qartë liderëve të partive politike në Kosovë, që heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj”.


Siç raporton AP, Grenell gjatë muajit të kaluar ka ndërmjetësuar marrëveshjen për rikthimin e linjës hekurudhore dhe asaj ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Jemi duke bërë një përparim historik. Shumë shpejtë do të ketë lajme të reja, sepse të dy palët dëshirojnë të ecin tutje. Këta hapa do t’i paraprijnë një jetë më të mirë për popullin dhe rajonin”, pati deklaruar Grenell.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës ka votuar mbrëmë qeverinë e re të cilën do ta udhëheq Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori