Richard Gere dhe Alejandra Silva konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës

Pas spekulimeve nga mediat se Richard Gere dhe Alejandra Silva janë në pritje të fëmijës, ky lajm është konfirmuar nga çifti i njohur.
Aktori 69 vjeçar dhe partnerja e tij 34 vjeçare u martuan në prill të këtij vii, ndërsa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e kanë konfrimura zyrtarisht se do të bëhen me fëmijë.
Ylli hollivudian dhe gruaja e tij, aktivistja dhe publicistja spanjolle, e kanë publikuar një fotografi në Instagram, ku kanë pozuar me Dalai Laman, tek i cili kanë shkuar që të marrin bekimin për foshnjën në pritje.
Kjo për faktin se Richard Gere e praktikon fenë budiste.
"Një moment shumë i veçantë para pak minutash... Morëm bekimin për ardhjen tonë të çmuar", ka shkruar Silva.
Gere ka qenë i martuar me supermodelen Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carey Lowell (2002-2016).
Nga ana tjetër, Alejandra ka një djalë pesëvjeçar nga një martesë e mëparshme. /Telegrafi/













































