LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesimi, ata që duan të kthehen në Shqipëri do të paguajnë 100 euro biletën e aeroplanit dhe gjysmën e shpenzimeve për karantinë

Riatdhesimi, ata që duan të kthehen në Shqipëri do të paguajnë 100 euro biletën e aeroplanit dhe gjysmën e shpenzimeve për karantinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se sot hapet rezervimi i fluturimeve për riatdhesim që nisin të shtunën nga Roma.

Për një qytetar kostoja e biletës do të jetë 100 euro, por kjo varion sipas destinacioneve.

Rama bëri të ditur se akomodimi në hotel do të kushtojë 21 euro në ditë për person, nga të cilat 14 do ti mbulojë shteti dhe 7 euro personi.


Postimi i plotë:

Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

Çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori