Po vazhdon edhe dita e dytë e turneut të CS:GO, IEM Dallas, i cili po mbahet në qytetin Dallas të Teksasit.

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e raundit të dytë të turneut të CS:GO IEM Dallas, ekipi Imperial dhe Complexity tashmë janë eliminuar nga turneu.

Ekipi favorit FaZe mposhti në ndeshjen derbi ekipin Vitality me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ndërsa ENCE mposhti ekipin G2 me rezultat 2-0 me mapa.

imperialeliminated scaled

Tashmë për momentin janë duke u zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë, ndërsa nesër (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja ndërmjet FaZe dhe ENCE për të mësuar ekipin që do të kalojë direkt në gjysmëfinale.


Këto janë rezultatet nga dita e dytë:Complexity 0 – 2 NiP Imperial 0 – 2 Liquid FaZe 2 – 0 Vitality Encore 0 – 2 Astralis G2 0 – 2 ENCE Movistar Riders 0 – 2 Mouz

/Telegrafi/

telegrafi sport app