LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet nga dita e parë e fazës Legends në BLAST Paris Major CS:GO

Rezultatet nga dita e parë e fazës Legends në BLAST Paris Major CS:GO

Gara sa shkon e bëhet me e nxehtë në turneun e fundit Major të CS:GO – BLAST Paris Major.

Gjithsej 16 skuadra janë në garë në turneun BLAST Paris Major për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.

Në ditën e parë u zhvilluan ndeshje interesante, ku nuk kanë munguar as befasitë.


Befasia më e madhe ishte fitorja e ekipit shqiptar Bad News Eagles ndaj ekipit G2.

Gjithashtu Heroic kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj ekipit FaZe.

Nga ekipet më të rrezikuara për t’u eliminuar pas ditës së parë janë G2, FaZe, 9INE dhe FURIA me nga dy humbje.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet nga dita e parë e fazës Legends në BLAST Paris Major:

FaZe 12 – 16 Into the Breach
Bad News Eagles 16 – 13 G2
9INE 13 – 16 GamerLegion
FURIA 8 – 16 NIP
Heroic 16 – 10 Apeks
Vitality 16 – 13 ENCE
fnatic 17 – 19 Monte
Liquid 16 – 8 Na’Vi
Bad News Eagles 9 – 16 ENCE
Vitality 16 – 13 G2
Into the Breach 10 – 16 Apeks
Heroic 16 – 7 FaZe
fnatic 16 – 11 NIP
FURIA 7 – 16 Monte
9INE 9 – 16 Liquid
Na’Vi 16 – 10 GamerLegion

/Telegrafi/