Sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka, po kalon një formë shumë të mirë në stinorin pranveror.

Gjakovari ka shënuar në tri ndeshje në pranverë duke ia dhënë ‘vulën’ fitoreve, ku Ballkani ka marr katër sosh, duke u kthyer si lider në BKT Superligën e Kosovës.


Ai ka shënuar me Dukagjinin, Prishtinën dhe Ulpianën.  Zeka është shfaqur i lumtur me formën që po kalon si ai, po ashtu edhe skuadra.

mevlan zeka

“Jam shumë i lumtur me formën individuale dhe ekipore në këtë fillim të stinorit pranveror. Përpos katër fitoreve në katër ndeshje, kemi treguar edhe futboll cilësor duke dëshmuar se e meritojmë pozitën e parë”, ka thënë Zeka për Telegrafin.

Sulmuesi i njohur ka gjetur formën më ardhjen e Ilir Dajës, pasi në vjeshtë nën drejtimin e Bekim Isufit, nuk kishte minuta të shumtë.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme me trajnerin Ilir Daja. Tre golat e shënuar në tri ndeshje janë shpërblim i punës së madhe që e kam bërë dhe motiv për takimet e ardhshme".

242338146 2899024173681751 2247207250931880661 n

"Jam gjithmonë gati t’i ndihmoj Ballkanit sepse kemi një kryesi dhe një skuadër që po jep gjithçka për t’i arritur objektivat”, nënvizoi ai.

Ballkani mban vendin e parë me 45 pikë, dy më shumë se Gjilani që ka 43./Telegrafi/

telegrafi sport app