Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi është shprehur pro organizimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, teksa ka thënë se mbetet prapa qëndrimit të saj kundër një Asociacioni të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
“Konsideroj se në veri të vendit tonë duhet të organizojmë zgjedhje lokale dhe popullata shumicë serbe të marrë pjesë dhe të vendosë për jetën e tyre dhe kë do të votojë. Ne si qeveri nuk jemi imponuar atje për të vendosur njerëzit tanë për kryetar të komunave, por është dashur ta respektojmë rregullativën ligjore, në mënyrë që institucionet të funksionojnë. Tani të shohim si do shkojë procesi i peticionit për largimin e kryetarëve. Për momentin i gjithë procesi është te KQZ-ja, por duhet t’u ofrojmë serbëve atje mundësinë që të vendosin se kë do të votojnë”, ka theksuar Rexhepi në një intervistë për RTK.
Duke folur për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo ka thënë se si qeveri janë duke punuar për të mos lejuar krijimin e një ‘shteti brenda shtetit’. Rexhepi thotë se ndonëse partnerët amerikanë dhe evropianë japin garancë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, drafti i paraqitur nga pala evropiane ofron një bazë të fortë për themelimin e një shteti brenda shtetit.
“Tani pasi jemi liruar faktikisht në rrugëtimin drejt BE-së, ku qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, procesi i Asociacionit është më pak i rëndësishëm. Unë përfaqësoj tezën që nuk mund të krijojmë shtet brenda shtetit, duke pasur parasysh eksperiencën në Bosnjë e Hercegovinë, ku ‘Republika Srpska’ ende e ngec procesin drejt BE-së, e pse ta bëjmë këtë në shtetin tonë. Po ashtu, dhënia e privilegjeve vetëm për një popull që të krijojë Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar”, ka shtuar zëvendëskryeministrja.
Ajo ka thënë se kjo nuk do të thotë që ajo është kundër integrimit të serbëve, pasi edhe ata kanë të drejtën të jetojnë në Kosovë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, por sipas saj kjo nuk ua jep të drejtën të shkelin popujt tjerë ose nuk ua jep të drejtën të ndajnë një pjesë të territorit të vendit.
“Nëse keni një pushtet të madh ekzekutiv dhe këto autorizime janë të jashtëzakonshme gjatë veprimit tuaj, ju me kohë mund të organizoni referendum dhe të ndaheni nga ai shtet. Konsideroj se është më mirë që tani si parandalim të jemi të vëmendshëm dhe mendoj se ajo çfarë po bën kryeministri Kurti është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk është as kundër serbëve as kundër shqiptarëve. Ne, mbi të gjitha duhet të mendojmë fillimisht si kosovar, e më pas të ndahemi sipas grupacioneve etnike që u takojmë”, ka nënvizuar Rexhepi.
Ajo ka folur edhe për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe organizatës ndërkombëtare ICO me seli në Londër, përmes së cilit synohet mbështetja qeveritare ndaj komuniteteve jo shumicë në shumë fusha.
Rexhepi tha se në vitet 2024-2030, planifikohet të investohet rreth 300 milionë euro për komunitetet jo shumicë.
“Ka qenë një projekt goxha kërkues, ku kemi punuar më shumë se një vit e gjysmë me organizatën ndërkombëtare ICO. Planifikojmë të mbështesim komunitetet jo shumicë nga Leposaviqi e deri në Dragash. Falënderoj kryeministrin Kurti i cili më ka mbështetur në këtë projekt, i cili do të krijojë mundësi të investimeve nga viti 2024 deri në vitin 2030. Ky projekt synon stabilizimin e komuniteteve jo shumicë dhe rimëkëmbjen e tyre ekonomike në shtetin ku jetojnë. Në këtë projekt janë të përfshirë të gjitha komunitetet: serbët, boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë, romët, egjiptianët”, ka thënë Rexhepi.
Sipas saj qëllimi i këtij projekti është që me aktivitetet e qeverisë të nxitet zhvillimi ekonomik e të hapen vende të reja puna, ku do të punësohen qytetarët e komuniteteve joshumicë dhe kësisoj të ndalet procesi i migrimit të qytetarëve dhe të sigurohet ekzistenca e familjeve të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht