Elvis Rexhbeçaj është duke shkëlqyer në futbollin gjerman me skuadrën e Kolnit.
Mesfushori nga Kosova ka qenë vendimtar në derbin e javës mes Borussia Moenchegladbach dhe Koln, që i takoi skuadrës mysafire me rezultat 1-2.
23-vjeçari realizoi të dy golat në këtë sfidë për Kolnin dhe paraqitja e tij është vlerësuar lartë në shtetin gjerman.
Mediumi i famshëm ‘Transfermarkt’, e ka futur lojtarin nga Kosova në formacionin më të mirë të javës së 20-të në Bundesliga.
Përveç Rexhbecajt në mesin e 11 më të mirëve janë edhe Muller, Mukiele, N’Dicka, Angelino, Demirbay, Baku, Kostic, Diaby, Bailey dhe Werghost.
Në mesin e 11 më të mirëve të javës e ka përfshirë edhe revista e famshme gjermane ‘Kicker’.
🥳 Recognition for @jorgemere_m4 and Elvis!
Both make it into the @kicker Team of the Week, with Elvis #Rexhbecaj being crowned their Player of the Week! 💪 pic.twitter.com/5uQVdJakwQ
— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) February 8, 2021
Për yllin kosovar kjo ishte hera e parë që futet në formacionin e javës nga ‘Kicker’, me revistën gjermane që e ka shpallur atë edhe futbollistin më të mirë të javës.
Rexhbecaj është vetëm i huazuar te Kolni nga Wolfsburg, por këtë edicion është lojtari më i mirë tek klubi bardhekuq.
Në 19 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga, Rexhbecaj ka shënuar pesë gola e ka bërë dy asistime, ndërsa ka edhe dy gola të tjerë e një asistim në Kupën e Gjermanisë. /Telegrafi/