LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj i VV-së: Shkëmbimi i territoreve, thirrje për luftë

Rexhaj i VV-së: Shkëmbimi i territoreve, thirrje për luftë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë më kredenciale për të udhëhequr me pozitat që kanë dhe ata duhet të shkojnë në shtëpi.

Ai gjatë fjalimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se në dialogun me Serbinë asnjëherë nuk u kërkua zgjidhje për çështjen e të pagjeturve, kompensim për dëmet e luftës, kthimin e artefakteve, reciprocitetin, të drejtat për shqiptarët në Serbi.

Rexhaj tërhoqi vërejtjen se nëse në tavolinë do të jetë opsioni për shkëmbim të territoreve, atëherë kjo nënkupton thirrje për luftë.


“Si Thaçi, si Ramushi nuk kanë më kredenciale, njëri duke bërë kompromise mbi kurriz të të tjerëve, tjetri duke mos pasur fuqi as në numra për të shtyrë përpara asnjë çështje, veçse një argat i Thaçit në Bruksel. Prandaj këta duhet të shkojnë menjëherë në shtëpi… Tash së fundi deklarohen se nuk kanë vija të kuqe, flasin për shkëmbim të territoreve dhe hapin këtë temë. Në të vërtetë këta janë dezertuesit e shtetit, të demokracisë dhe institucioneve të Kosovës. Nëse në tavolinë do të jenë shkëmbimi territorial, kjo do të thotë thirrje për luftë”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori