LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Mësimi në distancë ka qenë i suksesshëm por kishte probleme

Rexhaj: Mësimi në distancë ka qenë i suksesshëm por kishte probleme

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj ka folur për procesin e mësimit në distancë.

Rexhaj në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini thotë se qëllimi i mësimit në distancë ka qenë para se gjithash ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe familjeve të tyre.

“Me ndërprerjen e mësimit është ruajtur shëndeti i fëmijëve dhe është realizuar në masë të madhe plan programi”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-zëvendësministri i Arsimit thotë se synimi ka qenë të realizohet rreth 70% e plan programit mësimorë.

“Unë konsideroj se është një fitore realizimi i plan programit, por me një kosto”.

Rexhaj thotë se ekspertët duhet të bëjnë vlerësimit sa ka qenë i suksesshëm realizimi i mësimit në distancë.

“Konsideroj se mësimi në distancë ka qenë i suksesshëm por me probleme”.

Ai ka thënë se megjithatë këto platforma elektronike do të nevojiten edhe në të ardhmen nëse paraqitet një valë e dytë e coronavirusit apo ndonjë pandemie tjetër./Telegrafi/