LAJMI I FUNDIT:

Rexha me het-trik likuidon Vllazninë, Drita ngritët në pozitën e dytë

Rexha me het-trik likuidon Vllazninë, Drita ngritët në pozitën e dytë

Drita ka arritur një fitore tejet të vlefshme përballë Vllaznisë së Pozhoranit që e ka mposhtur me rezultat të pastër 3-0.

Ndeshja nisi kujdesshëm nga të dyja skuadrat të cilat e respektonin njëra tjetrën në fushë.

Loja më shumë luhej në mesin e fushës pa ndonjë rast të mirë shënimi.


Astrit Fazliu dhe Përparim Livoreka kishin raste të mira shënimi për Dritën në pjesën e parë por që nuk ia dolën të shënojnë.

Edhe mbrojtësi Liridon Leci provoi pesë minuta para fundit të pjesës së parë me kokë por pa sukses.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë Drita u tregua e saktë para portës për të kaluar në epërsi 1-0.

Ishte sulmuesi qendror i Dritës, Kastriot Rexha që shënoi në minutën e 50-të për epërsinë e vendasve.

Vllaznia pati rast të mirë shënimi pesë minuta më vonë, por talenti i tyre Festim Alidema nuk shënoi edhe pse goditi bukur.

Goli i dytë për Dritën erdhi 10 minuta para fundit të ndeshjes me autor përsëri Kastriot Rexhën.

Vetëm pesë minuta më vonë, Rexha kompletoi het-trikun e tij duke shënuar një gol të bukur në portën e pozhoranasve.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në pozitën e dytë me 29 pikë të tubuara, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë pas 17 ndeshjeve.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita do ta luaj derbin e qytetit ku do të përballet me Gjilanin.

Ndërkohë Vllaznia e Pozhoranit do të kërkojë rezultat pozitiv kundër Flamurtarit të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori