LAJMI I FUNDIT:

Rexha dhe Kurtishaj i prijnë listës së golashënuesve

Rexha dhe Kurtishaj i prijnë listës së golashënuesve

Ka përfunduar faza e parë në elitën e futbollit kosovar, ku 12 skuadrat kanë zhvilluar takimet me njëra tjetrën.

Dy sulmuesit më të mirë në Superligë janë momentalisht Kastriot Rexha i Besës së Pejës dhe Blerand Kurtishaj i Trepçës ’89.

Kështu dy të lartpërmendurit janë edhe në krye të listës së golashënuesve pas 11 javëve me nga gjashtë gola të shënuar.

Pas tyre është dyshja e Lirisë, Liridon Fetahaj dhe Florim Bërbatovci me nga pesë gola, ndërsa me nga katër gola janë Gëzim Rusi i Gjilanit, dyshja e ‘Niklit’, Mevlan Zeka dhe Mentor Zhdrella, Alban Shillova i Dritës dhe Kastriot Mehmeti i Drenicës. /Telegrafi/


Lista e golashënuesve:

Kastriot Rexha 6 gola
Blerand Kurtishaj 6
Liridon Fetahaj 5
Florim Bërbatovci 5
Mevlan Zeka 4
Mentor Zhdrella 4
Gëzim Rusi 4
Alban Shillova 4
Kastriot Mehmeti 4