Santiago Bernabeu është e zbrazët, Real Madridi është zhgënjyese më shumë se kurrë, skuadra nuk ka yje të gatshme, por as për t’i rritur, loja është e mërzitshëm, dhe optimizmi është i vdekur; pavarësisht tre trofeve të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve, Los Blancos kanë nevojë për një revolucion.
Para së gjithash, kërkohet një trajner i elitës me një vizion të qartë. Tani po ndjehen mungesat post-Zidane dhe post- Cristiano.
Politika me nënshkrimet me lojtarët e rinj nuk është aspak e mirë. Është koha që Madrid të vendos klubin në duart e një trajneri të nivelit të lartë dhe me një projekt; pasi është e qartë se Santiago Solari nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë.
Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri dhe Jurgen Klopp janë tre emra që vijnë në mendje. Madrid ka nevojë për një trajner prestigjioz; një me personalitet, me zë, me komandë.
Duhet të jetë dikush që mund të ndërtojë një ekip të ri për t’i bërë lojtarët dhe tifozët të ëndërrojnë përsëri, shkruan Marca në analizën e saj për klubin mbretëror.
Skuadra, aktualisht, duket e rraskapitur. Madridi ka nevojë të shkojë në treg, ka shumë të ngjarë në verë dhe të nënshkruajë me lojtarët e elitës.
Gareth Bale nuk është trashëgimtari i Cristiano Ronaldos; Marcelo është një hije e asaj që ishte dikur; Marco Asensio nuk është përmirësuar; dhe treshja e Luka Modric, Sergio Ramos dhe Karim Benzema janë mbi 30 vjeç.
Disa nga lojtarët mbështetës kanë impresionuar kur kanë luajtur, si Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon, ndërsa Isco – një nga lojtarët më të mirë të Madridit në sukseset e fundit të Ligës së Kampionëve – është aktualisht nën dyshim.
Në përgjithësi, niveli i skuadrës është më i keq se vitin e kaluar.
“Blejë yje dhe jo premtime” – ky duhet të jetë mesazhi që duhet t’i përqohet Florentino Perezit.
Shumë nga lojtarët e rinj që janë blerë në vitet e fundit nga Los Blancos janë parë si lëvizje të mençura pasi paguanin 40 milionë euro për një 18-vjeçar, sesa të paguanin 120 milionë për një 22-vjeçar.
Por lojtarët elitarë janë të nevojshëm për Madridin, për tu kthyer në krye.
Vinicius Junior, Rodrygo dhe Brahim Diaz mund të jenë fantastike në pak vite, por Madridi ka nevojë për lojtarë që tani.
Nevojitet një revolucion, më shpejt, shumë më shpejtë./Telegrafi/