''Revolucioni Laraman'' ka vazhduar edhe mbrëmë 'festën' nëpër rrugët e Shkupit ku ka ngjyrosur rrugën dhe ka vizatuar numrin 3 që do të thotë se nga mbrëmë qeveria ka edhe 3 ditë për të përmbushur kërkesat e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aktivistët me vete kanë pasur edhe pankarta ''ofenduese'' për qeverinë dhe zv-kryeministrin në largim Zoran Stavreski duke ju përmendur pjesë nga ''bombat e opozitës''.


Nga sot kanë mbetur edhe dy ditë deri tek dita e aktivistëve e ''Revolucionit Laraman'' për të përmbushur kërkesa e tyre./Telegrafi/