LAJMI I FUNDIT:

Revizioni ka konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023

Revizioni ka konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

Revizorët kanë konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023 dhe shpërndarje jo të barabartë të fondeve në rajonet pyjore. Janë konstatuar edhe lëshime në aktivitetet për trajnime në IT shkathtësi që është një nga qëllimet e Agjencisë së punësimit.

Në raportin revizor është theksuar se për pagesën e mjeteve financiare për kompensim në të holla të papunësisë në vitin 2023 janë paguar mjete në vlerë të përgjithshme prej 1.305.639 mijë denarëve gjegjësisht 21 milionë euro dhe se vërehet trend i uljes në krahasim me vitin 2022, përkatësisht janë paguar më pak se 102.071 mijë denarë.

“Në pagesën e shpenzimeve mbi këtë bazë, është konstatuar se në disa nga rastet e mbuluara nga auditimi, dokumentacioni ishte i paplotë, gjegjësisht është konstatuar mungesa e një pjese të dokumentacionit të kërkuar, që vjen si pasojë e mungesës së shpejtësisë në punën e disa qendrave të punësimit dhe një pjesë e dokumentacionit sigurohet ose përgatitet pas skadimit të afatit të përcaktuar ligjor që i përket shkëmbimit të vendosur elektronik të mungesave dhe ndërlidhjes së evidencave mes Agjencisë dhe Fondit për Sigurim Pensional Invalidor”, theksohet në raport.


Pjesa më e madhe e mjeteve për programet dhe masat aktive të punësimit janë paguar për masën e mbështetjes dhe të vetëpunësimit (sipërmarrjes).

Sa i përket masës “Trajnim për përvetësimin e aftësive në fushën e aftësive të avancuara të IT-së”, revizorët kanë konstatuar se janë paguar 1,4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 54 për qind krahasuar me vitin 2022, por numri i kandidatëve që kanë përfunduar me sukses trajnimin ka qenë vetëm 22 për qind. 

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori