LAJMI I FUNDIT:

Restorantet në Pollog, në prag të mbylljes

Restorantet në Pollog, në prag të mbylljes

Pronarët e restoranteve thonë se humbjet janë shumë të mëdha dhe kërkojnë nga Qeveria që, sa më shpejtë të miratoj protokollin e punës dhe të lejohet funksionimi i restoranteve të dasmave.

““Neve na ka dëmtuar goxha, sepse gati katër muaj jemi mbyllur. Kemi punëtor kemi tatime fikse që paguajmë pra shteti duhet të mendoj pak edhe për neve. Nëse janë hapur kufijtë dhe gjërat e tjera, përse vazhdojmë të penalizohemi vetëm ne sallat e dasmave”- thotë Qëndrim Zendeli, pronar restoranti.


Ekonomistët thonë se, humbjet në Pollog nga mos realizimi i dasmave janë disa qindra miliona euro.

“Pollogu ka ndikim të madh nga diaspora dhe ahengjet private që bëjnë atje gurbetçarët tanë shkaku i lidhjeve familjare që kanë. Edhe sektori i ndërtimtarisë është shumë i rëndësishëm sepse, përveç dasmave, bëjnë edhe rinovime të shtëpive ku llogariten edhe aty afër 300-400 milion, pra nga mos ardhja e diasporës ne humbim afër 1 miliardë euro”- pohoi Visar Ademi, ekonomist.

Situatë e ngjashme është edhe në qytetin e Gostivarit. Dasmat anulohen me të madhe, ndërsa obligimi për kthimin e kapareve, bën që shumica e restoranteve të bankrotojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori