LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, situatë e rënduar në Shkodër dhe Lezhë

Reshjet e shiut, situatë e rënduar në Shkodër dhe Lezhë

Vijon të jetë problematike situata në Shkodër e Lezhë si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Nëpërmjet një njoftimi për media, Bashkia Shkodër bën me dije se në 24 orët e fundit, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur me 250 hektarë, duke shkuar në total 3020 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit.

Sipas njoftimit, banesa me prezence uji oborre e stalla, në total janë 155, nga të cilat 2 me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.


“Rruga e Obotit është e pakalueshme, ku niveli i ujit ka shkuar në 1.5 metër, ndërsa mund të aksesohet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Aktualisht në terren janë 4 të mjete të kalueshmërisë së lartë, 2 varka e 15 efektivë të Forcave të Armatosura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu edhe rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, ku uji ka shkuar në lartësinë 1.6 metër. Të dislokuara në terren janë 2 mjete, 1 varkë dhe 11 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit, ndërsa në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji në oborre. Në Bërdicë janë 450 ha tokë të përmbytura, në Rrethina e Livadë 20 ha dhe 5 banesa nën ujë, ndërsa nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Lajme
Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Lajme
Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori