Që nga orët e mëngjesit, qyteti i Pejës është mbuluar nga reshjet e dendura të borës, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të banorëve.

Qytetarët kanë dërguar në redaksinë e Telegrafit fotografi që pasqyrojnë situatën aktuale në qytet, duke evidentuar gjendjen e rrugëve dhe vështirësitë e hasura në komunikacion.


bora ne Peje e1734956309916 Foto nga një qytetar

Sipas këtyre fotografive, reshjet e borës kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor, me shumë automjete që po përballen me vështirësi për të lëvizur në rrugët e qytetit dhe zonat përreth.

boraaaaa ne pejee Foto nga një qytetar

Intensiteti i lartë i reshjeve është ende në vazhdim, duke e bërë sfiduese lëvizjen për këmbësorët dhe automjetet. /Telegrafi/