Reshjet e vazhdueshme të borës gjatë ditë së sotme (e martë) kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës, kurse Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Sipas njoftimit të MPHI “gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve”.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomik te kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse”, thuhet në njoftimin e MPHI, transmeton Telegrafi.
Tutje kjo ministri thotë se “përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve”.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë. Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MPHI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe