LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Shkatërrimin e deponive ilegale do ta fillojmë me Suharekën

Reshitaj: Shkatërrimin e deponive ilegale do ta fillojmë me Suharekën

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV “Dukagjini” ka folur për aksionin e pastrimit, grumbullimin e mbeturinave si dhe shkatërrimin e deponive ilegale në Kosovë.

Reshitaj tha se aksionin e kanë filluar me Komunën e Mitrovicës, për të vazhduar me Komunën e Suharekës.

Ajo theksoi se në Suharekë do të organizohen një sërë kampanjash dhe aktivitetesh që do të rrisin vetëdijesimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë.


“Ne do të fillojmë në Komunën e Suharekës, për shkatërrimin e deponive. Kryetari ka vendosur që ky projekt të filloj në ditën e tokës dhe do të organizohen një sërë aktivitetesh kampanjash, si dhe do të rrisim vetëdijesimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të ambientit ku jetojnë. Në këtë komunë aktivitetet fillojnë nga ora 9:00. Do të filloj aksioni i madh me largimin e mbeturinave në Suharekë. Këtij aktiviteti i janë bashkuar shumë nxënës, policë, punonjës shëndetësor, shoqëri civile etj. Kemi filluar me komunën e Mitrovicës, tani është komuna e Suharekës dhe do të vazhdojmë me komunat tjera. Kësaj radhe i kemi mbledh forcat për pastrimin e vendit tonë”, ka thënë ministrja Reshitaj.
Po ashtu ajo tregoi se do të fillojnë me ndërtimin e disa impianteve për menaxhim të mbeturinave.

“Përpos që po bëjmë shkatërrimin e deponive ilegale ne po punojmë se si t’i shndërrojmë ato mbeturina për të mirë të vendit. Duhet t’i trajtojmë dhe t’i menaxhojmë deponitë ilegale. Duhet t’i shndërrojmë në benefite këto mbeturina”, tha ministrja Albena Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Ekonomi
Kalo në kategori