LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj bisedon me përfaqësuesit e BERZH-it për trajtimin e ujërave të zeza

Reshitaj bisedon me përfaqësuesit e BERZH-it për trajtimin e ujërave të zeza

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Evropiane për Investime, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me financimin e projekteve te impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, infrastrukturës përcjellëse (rrjeti i kanalizimit dhe kolektorët) në Gjilan dhe Mitrovicë si dhe për impiantet që janë në realizim e sipër.

Me këtë rast Reshitaj  theksoi se ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujerave të zeza është me rëndësi të madhe për Kosovën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.


“Është prioritet i MMPH-së ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në tërë territorin e Kosovës pasi që lidhet drejtpërdrejtë me kualitetin e jetës dhe mbrojtjen e biodiversitetit në vend”,  vlerësoi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bankave përgëzuan ministren për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve mjedisore, me theks të veçantë në trajtimin e ujërave të zeza dhe u zotuan që  përkrahja për Kosovën në këtë sektor do të  vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori