LAJMI I FUNDIT:

Republikanët të turpëruar nga Trump, i kërkojnë të largohet nga gara për President

Republikanët të turpëruar nga Trump, i kërkojnë të largohet nga gara për President

Shumë liderë republikanë kanë filluar ta braktisin kandidatin e tyre për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas videos së publikuar të shtunën nga Washington Post, ku Trump flet me terma përçmues e vulgar për femrat dhe seksin me to.

Zërat kritikë tashmë janë rritur shumë dhe po kërkohet edhe dorëheqja e Trump nga gara tërësisht, vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Nga frika se Trump po baltos partinë Republikane, një grup senatorësh kanë tërhequr përkrahjet e më hershme që i kishin dhënë Trump-it duke i kërkuar që të lërë krejtësisht garën.


Gjithsesi, Trump ka thënë se është i vendosur të vazhdojë.

Listës së figurave të rëndësishme që po i prinë fushatës kundër-Trump tek Republikanët është edhe ish-kandidati për President dhe Senatori, John McCain nga Arizona, njofton Klan Kosova.

“E respektoj faktin se Donald Trump ka fituar shumicën e votave, por sjellja e tij këtë javë, përfshirë edhe komentet e tij për femrat dhe llafet e tij për mësymjet seksuale ndaj grave, ma bëjnë të pamundur madje edhe vetëm mbështetjen nga distanca”, ka thënë McCain, shkruan The New York Times, përcjellë Klan Kosova.

Madje sjelljen e Trump në videon e vitit 2005 e ka dënuar edhe vet kandidati për zëvendëspresident nga Republikanët, i zgjedhur nga Donald Trump, Mike Pence.

Ai tha se është ndjerë i “ofenduar nga sjellja e Trump”.

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori