Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke.
Ramadani dhe Rama janë pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale, Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Martin Koshatka.
Gjatë takimit të përbashkët, zëvendësministri Ramadani i ka informuar zyrtarët e lartë çekë për procesin e tranzicionit të FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtjes, duke qartësuar objektivin e Qeverisë së Kosovës dhe procedurat e rregullta parlamentare për këtë proces.
“Procesi i transicionit të FSK-së është legjitim, gradual dhe është transparent, si dhe ndihmon në forcimin e angazhimit të marrëdhënieve në temat e sigurisë e të mbrojtjes midis shteteve në rajon. Kosova synon që të kthehet në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit të saj aktive në misione paqeruajtëse nëpër zona të konfliktit kudo nëpër botë, krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s”, tha Ramadani, duke nënvizuar qëllimin nacional të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Kurse, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shpjegoi rrjedhën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke filluar nga zhvillimi i kapaciteteve trajnuese dhe të doktrinës.
“Tranzicioni i FSK-së do të ketë tri faza të zhvillimit dhe do të realizohet në përputhje me planin afat-gjatë, transparent dhe të koordinuar, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë të jetë institucioni multietnik, profesional dhe model në vend dhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera gjenerali Rama.
Ndërsa, zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale, Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Martin Koshatka kanë shprehur mirëkuptimin e Republikës Çeke, për procesin e tranzicionit të FSK-së, duke theksuar mbështetjen për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Vizita në Pragë e delegacionit të FSK-së, realizohet në kuadër të kampanjës informuese për tranzicionin e FSK-së, aktivitet ky, që ka filluar në pranverë të vitit 2018, dhe do ta vazhdojë edhe në shtetet tjera anëtare të NATO-s. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi