Për trajtim në repartin e urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, secili pacient i cili nuk është rast emergjent duhet të paguajë tri (3) euro.
Shumë qytetarë të kësaj komune kanë reaguar nëpër rrjete sociale, duke shkruar se nuk është vendim i drejtë, sidomos për një komunë, e cila është lënë anash nga aspekti ekonomik.
Qytetarja Gëzime Ramadani për Telegrafin tha se vendimi nuk është aspak i drejtë, për një komunë e cila ka nevojë për shërbime më të mira, e jo të rëndojnë edhe më shumë qytetarët.
“Nuk jam duke i kuptuar. Reparti i rasteve emergjente është shumë i ndjeshëm. Kush i menaxhon ato të hyra, ku shkojnë ato pare? Mos po shkojnë për ne si qytetarë, për të na e lehtësuar shërbimin? Jo aspak”, ka shprehur shqetësimin e saj, Ramadani.
Në anën tjetër drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se ky vendim është marr nga fluksi i madh i pacientëve, të cilët nuk janë raste emergjente për trajtim.
Sylejmani tha se si institucion duan që pacientët t’i kthehen mjekëve të tyre familjare, e jo të shkojnë në Repartin e Emergjencës, duke mos qenë shumica e tyre rast emergjentë.
“Vendimi ka ardhur nga rastet jo emergjente, ndërsa për raste emergjente është pa pare. Ky vendim ka ardhur pasi ka fluks të madh të pacientëve, dhe ne duam që pacienti të kthehet tek mjeku i vet familjarë që mos ta ngarkojmë emergjencën edhe në ndërrimin e natës. Kjo ka qenë arsyeja për të cilën e kemi marr këtë vendim, vetëm për rastet jo emergjente. Aty reparti jo vetëm që është i ngarkuar, por nuk po të dihet kush ka prioritet nga rastet që janë emergjente, pasi ka fluks të madh të pacientëve”, ka thënë drejtori Sylejmani.
Sipas tij, të gjitha procedurat për të ardhur deri tek ky vendim kanë shkuar në mënyrë ligjore.
“Procedurat janë ndjek nëpër të gjitha instancat ligjore duke filluar nga drejtoria për Shëndetësi, komitetit për Politik dhe Financa, ministrisë së Administratës Publike dhe Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e kanë pa të arsyeshme që të marrin këtë vendim. Nuk ka të keqe asgjë në këtë punë, vetëm është bërë që pacientët të orientohen dhe të kërkojnë shërbime në mjekësinë familjare”, tha drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker