Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është në rinovim e sipër. 

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet në atë pjesë ku është duke u rinovuar reparti nuk ka asnjë paciente të shtrirë.


Lexoni të plotë postimin:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton qytetarët e Kosovës, se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është në rinovim e sipër.

Në atë pjesë ku është duke u rinovuar reparti nuk ka asnjë paciente të shtrirë.

Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientet që kanë nevojë të marrin shërbimet  e nevojshme.

Klinika kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, ngase rinovimi po bëhet me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për nëna dhe lehona. /Telegrafi/