Ilir Kulla
1. Askush më parë në historinë republikane të Italisë nuk ka pasur pushtet më shumë dhe më të pamerituar se Mateo Renzi. I ardhur gati nga hiçi, vetëm me një mandat Kryetari Bashkie në Firence dhe President Province, ai u ngrit deri në 42 për qind me partinë e tij në zgjedhjet evropiane të 2015. Në fakt, ajo ishte partia që ai ia mori atyre që fituan zgjedhjet e 2015 Bersanit dhe D’Alemës dhe në stilin më të shëmtuar të mundshëm, i përzuri ata nga politika dhe nga partia, duke i zëvendësuar me vajzën e një bankieri të korruptuar, zonjën Boschi, dhe me një çupëlinë pa asnjë kontribut, të cilën në fillim e bëri ministre të Jashtme të Italisë dhe më tej të BE-së, duke ia prerë rrugën Massimo D’Alemës, lider historik dhe Kryeministër i kësaj force politike.
2. Renzi e vodhi këtë forcë politike me premtimin se do çonte për skrap gjithçka të vjetër dhe të keqe të politikës italiane, por si përfundim çoi për skrap veten dhe partinë e tij. Në fillim rrëzoi Bersanin sepse ishte mik i Massimo D’Alemës, më vonë rrëzoi Enrico Letën, pavarësisht marrëveshjes politike që njëri nga të dy do ishte kryetar e tjetri Kryeministër, dhe pasi mori edhe qeverinë, vendosi të marrë gjithë Italinë. Për këtë, organizoi një referendum, ku kërkoi i vetëm të merrte edhe tepsinë, edhe timonin e Italisë bashkë me ishujt. E ndërkohë që kërkoi timonin dhe tepsinë bashkë, ato i përdori që të shpëtonte në mënyre korruptive bankat dhe kompanitë e oligarkisë italiane, duke filluar nga babai i ministres bukuroshe, që ishte edhe shoqja e tij.
3. Kur shkoi te Referendumi i famshëm aty përplasi turinjtë. Populli italian, popull antik që s’ka lejuar as perandorët romakë ia përplasi në fytyrë “Perandorit të fundit” romak edhe tepsinë, edhe timonin, duke e rrëzuar në mënyrë të turpshme. Ai u dorëhoq edhe nga partia, edhe nga timoni, por miqtë e tij oligarkë e urdhëruan edhe një herë të rikthehej duke çuar për skrap edhe punën e mirë të ministrit Miniti dhe të Kryeministrit Gentiloni. Si për ta kompletuar të gjithë veprën e tij skrapshkatërruese ai vendosi diktatin e tij në listat e kandidaturat e partisë së tij. Me këto lista blindoi shokët dhe shoqet e tij dhe të miqve të tij oligarkë dhe shkatërroi partinë më të madhe të 25 viteve të fundit, duke çuar në pushtet Lëvizjen 5 Yje dhe Legën e Mateo Salvinit dhe partinë e tij nga 42 për qind në 18 për qind.
4. Mateo Renzi i bëri të gjitha këto vetëm për 2 arsye; e para, arrogancë e tepruar, e dyta, fakti që ishte tërësisht i kapur nga oligarkia. Nga sot, populli italian ka mandatuar 2 forca politike antievropiane për t’i qeverisur: Lëvizjen 5 Yje dhe Salvinin e Legës. Vitin që vjen në BE do të mbahen zgjedhjet evropiane dhe sigurisht këto 2 forca do të shkojnë edhe më të forta se në zgjedhjet kombëtare dhe ky do të jetë akti i fundit i Mateo Renzit, i cili pasi çoi për skrap partinë, veten dhe Italinë do të çojë për skrap edhe Evropën dhe do të hyjë në histori si Neroni, që për të kënaqur egon dhe arrogancën e vet dogji Romën antike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite