LAJMI I FUNDIT:

Rënie e eksportit dhe rritje e importit në dy muajt e parë të vitit në Maqedoni

Rënie e eksportit dhe rritje e importit në dy muajt e parë të vitit në Maqedoni

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shkurt të këtij viti është 1.075.052.000 dollarë dhe shënon rënie prej një për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara, në periudhën e njëjtë, është 1.416.730.000 dollarë, që është për 1,3 për qind më shumë në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar – shkurt të këtij viti, është 341.678.000 dollarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, mbulimi i eksportit dhe importit është 75,8 për qind.


Në dy muajt e parë të këtij viti më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Italinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori