LAJMI I FUNDIT:

Rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë, Kurti: Jetëshkrimet e secilit dëshmor, burime të historisë moderne të Kosovës

Rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë, Kurti: Jetëshkrimet e secilit dëshmor, burime të historisë moderne të Kosovës

Në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 ushtarëve të UÇK-së, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit tonë, rezultat i sakrificës së tyre”.

“Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori. Rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.


“Andaj sot, 26 vjet më pas, i kujtojmë 41 dëshmorët në me krye Mujë Krasniqin – Kapuçin, të rënë më 14 dhjetor 1998, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Mirënjohje e thellë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti, duke ia bashkangjitur postimit listën e 41 dëshmorëve të rënë.
Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve në kufirin shqiptaro-shqiptar, sot është organizuar një akademi përkujtimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori