Në vitin 2021, varfëria do të rritet në nivele që nuk janë parë kurrë prej një dekade dhe qeveritë do të përpiqen t’i përgjigjen kësaj krize.
Banka Botërore parashikon se pandemia COVID-19 do të rrisë me deri në 150 milionë numrin e njerëzve ekstremisht të varfër, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë.
Nga viti 1990 deri në 2019, numri i tyre ra nga 36 për qind e popullsisë së botës në 8 për qind. Tani, ai është duke u rritur për herë të parë që nga viti 1998. OKB thotë se 240 milionë deri 490 milionë njerëz në 70 vende do të mbeten në “varfëri shumëdimensionale”, që përfshin mungesën e strehimit bazë ose fëmijë të uritur.
Pjesa më e madhe e të varfërve të rinj do të jenë në Azinë Jugore dhe Afrikën Nënsahariane. Të varfrit e qytetit do të jenë në gjendje më të vështirë se të varfrit në zonat rurale, sepse ata nuk mund ta sigurojnë vetë ushqimin dhe kanë tendencën të punojnë në sektorë informal që nuk janë rimëkëmbur shpejt nga pandemia.
Shumë personave iu mbaruan kursimet në vitin 2020. Pjesëtarët e familjes jashtë vendit ndalën së dërguari para. Shumë njerëz shitën sende vetjake me vlerë, si bizhuteri. Miliona do të kthehen në fshatrat e tyre. Shumë fëmijë do të lënë shkollën për të punuar.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së parashikon se uria akute do të dyfishohet deri në fund të vitit 2020: 130 milionë njerëz më shumë nuk do të kenë ushqim të mjaftueshëm. Pasojat afatgjata do të jenë të tmerrshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël, rritja fizike dhe zhvillimi mendor i të cilëve do të vonohen. Ndërprerja e kujdesit shëndetësor nga pandemia do të thotë se më shumë nëna do të vdesin gjatë lindjes dhe më shumë njerëz do të vdesin nga sëmundje kronike, si diabeti dhe sëmundje të parandalueshme si malaria, në vitin 2021.
E gjithë kjo vuajtje do të përkeqësojë paqëndrueshmërinë politike dhe trazirat shoqërore. Shtetet e brishta në prag të konflikteve të armatosura, do të përjetojnë përleshje. Disa mund të përshkallëzojnë në luftë civile. Rritja e pabarazisë dhe zhgënjimi në masë mund të çojë në protesta. Dhe në një kohë kur pothuajse çdo shtet po përballet me krizat e veta brenda vendit, përpjekjet për të ndihmuar kombet më të rrezikuara do të jenë të kufizuara. Në hijen e pandemisë, murtaja e varfërisë do të përhapet edhe më tej. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova