LAJMI I FUNDIT:

Renditja e plotë e pikëve të Topit të Artë 2024: Nga diferenca e vogël e Rodrit me Vinicius Jr deri te zero pikë për vendet e fundit

Renditja e plotë e pikëve të Topit të Artë 2024: Nga diferenca e vogël e Rodrit me Vinicius Jr deri te zero pikë për vendet e fundit

Fituesi i Topit të Artë 2024 me 1170 pikë, Rodri mundi Vinicius Jr me vetëm 41 diferencë. Kylian Mbappe humbi vendin në ‘top 5’ për 12 pikë, ndërsa nuk munguan befasitë në renditjen e plotë.

E njohur që prej datës 28 tetor 2024, ditën e ceremonisë, renditja e Topit të Artë për meshkuj 2024 zbulon sot numrin e pikëve për secilin nga 30 protagonistët.

Tre lojtarë dallohen qartë në zgjedhjen e jurisë për Topin e Artë 2024, për të cilin mund të gjeni të gjitha votat sipas vendit dhe kategorisë, mëngjesin e kësaj të shtune në një numër të jashtëzakonshëm të France Football si dhe në sajtin e tyre.


Dalin pikët e Topit të Artë – Rodri e mposhti me një diferencë të vogël Viniciusin
Lexo po ashtu Dalin pikët e Topit të Artë – Rodri e mposhti me një diferencë të vogël Viniciusin

Fituesi Rodri ka grumbulluar 1170 pikë nga 1485 të mundshme (99 votues). Mesfushori mbrojtës spanjoll nga Manchester City është përpara Vinicius Jr të Real Madridit (i dyti ) me 41 pikë më pak dhe Jude Bellingham i treti me 917 pikë apo 253 pikë më pak se spanjolli.

Përtej podiumit, diferenca është e konsiderueshme mes Rodrit dhe të katërtit, Dani Carvajal, një tjetër lojtar i Realit: 620 pikë. Në vendin e pestë, Erling Haaland kishte 432 pikë apo 12 pikë më shumë se Kylian Mbappe i gjashti.

Lautaro Martinez shumë lehtë mund të përfundonte në pesëshe pasi kishte 402 pikë, teksa Lamine Yamal pati 383 pikë, Toni Kroos me 291 pikë i nënti dhe Harry Kane në pozitën e dhjetë me 201 pikë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili përfundoi i 16-ti pati 60 pikë, teksa Mats Hummels dhe Artem Dovbyk që zënë dy pozitat e fundit nuk morën asnjë pikë në votimin e Topit të Artë 2024.

Renditja dhe pikët e plota të Topit të Artë 2024

1.Rodri (Spanjë, Manchester City), 1170 pikë.

2.Vinicius Jr (Brazil, Real Madrid), 1129 pikë.

3.Jude Bellingham (Angli, Real Madrid), 917 pikë.

4.Dani Carvajal (Spanjë, Real Madrid), 550 pikë.

5.Erling Haaland (Norvegji, Man City), 432 pikë.

6.Kylian Mbappe (Francë, Paris-SG), 420 pikë.

7.Lautaro Martinez (Argjentinë, Inter), 402 pikë.

8.Lamine Yamal (Spanjë, FC Barcelona), 383 pikë.

9.Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid), 291 pikë.

10.Harry Kane (Angli, Bayern Munich), 201 pikë.

11.Phil Foden (Angli, Manchester City), 157 pikë.

12.Florian Wirtz (Gjermani, Leverkusen), 101 pikë.

13.Dani Olmo (Spanjë, RB Leipzig), 86 pikë.

14.Ademola Lookman (Nigeri, Atalanta), 82 pikë.

15.Nico Williams (Spanjë, Athletic Bilbao), 73 pikë.

16.Granit Xhaka (Zvicër, Leverkusen), 60 pikë.

17.Federico Valverde (Uruguai, Real Madrid), 58 pikë.

18.Emiliano Martinez (Argjentinë, Aston Villa), 28 pikë.

19.Martin Odegaard (Norvegji, Arsenal), 16 pikë.

20.Hakan Calhanoglu (Turqi, Inter), 15 pikë.

21.Bukayo Saka (Angli, Arsenal), 14 pikë.

22.Antonio Rodiger (Gjermani, Real Madrid), 13 pikë.

23.Ruben Dias (Portugali, Man City), 8 pikë.

24.William Saliba (Francë, Arsenal), 8 pikë.

25.Cole Palmer (Angli, Man City, Chelsea), 7 pikë.

26.Declan Rice (Angli, Arsenal), 5 pikë.

27.Vitinha (Portugali, PSG), 5 pikë.

28.Alejandro Grimaldo (Spanjë, Leverkusen), 2 pikë.

29.Artem Dovbik (Ukrainë, SK-Dnipro 1, Girona), 0 pikë.

30.Mats Hummels (Gjermani, Dortmund), 0 pikë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Premier League

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori