Skuadra e trajnerit Vicente Del Bosque ka kaluar një periudhë jo të mirë që nga Botërori i verës së kaluar në Brazil, kur u eliminua qysh në fazën e grupeve. Edhe pse fitoi të tre ndeshjet eliminatore për Euro 2016, Spanja pësoi në dy miqësore, nga Franca dhe Gjermania.

Lista e FIFA-s vazhdon të udhëhiqet nga kampionët e botës (Gjermania), me finalistët tjerë që pozicionohen të dytët (Argjentina).


Kolumbia, Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Uruguai dhe Italia, mbyllin top 10-shin për renditjen e muajit mars, transmeton Telegrafi.

Për ekipin e trajnerit Antonio Conte ky është rikthimi i parë në top 10 që nga qershori i vitit 2014, me Spanjën që tash bie në pozitën e 11-të, një vend mbi Zvicrën.

Shqipëria ka pësuar ngritje prej dy pozitash, nga ajo e 63-ta në atë të 61-të. Lexoni më shumë... /Telegrafi/ 

telegrafi sport app