Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.
Informacione bazë mbi kalciumin
Kalciumi është një nga mineralet më të domosdoshme në organizëm. Ai është i nevojshëm për enët e gjakut, funksionet e muskujve, komunikimin nervor, hormonet.
Rreth 99 për qind e kalciumit që gjendet në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë dhe pjesa e mbetur përdoret për funksionet e lartpërmendura, transmeton AgroWeb.
Gjatë gjithë jetës, kockat i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm rimodelimi dhe kalciumi përthithet dhe depozitohet në kockat e reja ose aty ku ka më shumë nevojë.
Ekuilibrat mes përthithjes dhe depozitimit të kalciumit ndryshojnë në varësi të moshës. Përthithja është më e lartë në fëmijëri dhe adoleshencë ndërkohë që pas kësaj periudhe përthithja dhe depozitimi i kalciumit është i ekuilibruar.

Sasia e nevojshme ditore e kalciumit dhe burimet e tij
Duke qenë se kalciumi nuk prodhohet në organizëm ai duhet marrë kryesisht nëpërmjet ushqimit. Sipas të dhënave disa ushqime në veçanti plotësojnë shumë prej nevojave ditore për kalcium. Qumështi dhe produkte të tjera të bulmetit janë shumë të pasur me kalcium.
Megjithatë, kalciumi gjendet edhe te brokoli, arrorët, produktet e sojës, barishtet e ndryshme dhe në veçanti te spinaqi.
Ekspertët thonë se sasia ideale ditore e kalciumit duhet të jetë 1.000 miligramë. Kjo sasi mund të merret mjaft mirë duke pasur një regjim të balancuar ushqimor.
Një gotë me qumësht apo me kos ofron 300 miligramë kalcium. Të moshuarit ose njerëzit e prekur nga osteoporoza kanë nevojë për më shumë kalcium. Këtë nevojë ata mund ta plotësojnë duke marrë edhe suplementë shtesë.
Njerëzit që nuk kanë tolerancë të lartë ndaj laktozës apo produkteve të bulmetit, mund të marrin 400 deri në 500 miligramë kalcium në ditë. Rrjedhimisht në këtë rast nevoja për suplement është e pashmangshme. Megjithatë, nuk duhet abuzuar me suplementët e kalciumit.
Ekspertët rekomandojnë që në këto raste të merret vetëm një kapsulë në ditë, sipas rekomandimit të mjekut.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?