Renault, tashmë i njohur si brendi numër 1 i veturave në Kosovë, me Clion vazhdon dominimin e vet në Evropë dhe në vendin tonë.

Se Clio është e pa konkurrencë me vite në Evropë, e dëshmojnë edhe shitjet zyrtare të Evropës nga viti 2017. Clio duket se perseri është vetura me e shitur ne segmentin mini-hatchback duke aritur të regjistrojë 404,788 njesi të shitura.


80611 2016   New Renault CLIO tests drive in Bordeaux region

Edhe këtë herë Renault ka mposhtur Volkswagenin që me modelin Polo ka shitur 354.423 njësi dhe radhitet në vendin e dytë.

Në Evropë ne kete segment, Fordi ka gjetur vetëm vendin e tretë duke qenë sërish i mposhtur nga Renault me 270 mijë njësi të shitura në vendin e tretë me modelni Ford Fiesta.

80598 2016   New Renault CLIO tests drive in Bordeaux region

Clio prej vitesh konksiderohet prej modeleve më të preferuara nga adhuruesit e veturave ne Evropë.

Si një veturë ekonomike, Clio reprezenton një mundësi të jashtëzakonshme si veturë ekonomike, familjare, por e përshtatshme edhe për ata që duan shpejtësi me motorin 1.2 litra turbo dhe motorin e njohur 1.5 litra dCi.

80600 2016   New Renault CLIO tests drive in Bordeaux region

Me një numër veçorive ekstra që i posedon kjo veturë, ajo mbetet prej veturave që ja vlen si për atë që ofron në enterier dhe në dizajn, ashtu edhe për çmimin që e posedon.

Renault me këtë veturë ka rigjetur formën e vet me një veturë të dashur në një klasë që atyre u ka munguar. Clio i ka të gjitha dhe më shumë informata për të mund të gjeni te salloni i distributorit të autorizuar të Renault, AutoMita. /Telegrafi/