Për çdo vit mbi 1.5 miliard euro në forma të ndryshme dërgohen apo shpenzohen nga diaspora në Kosovë. Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në konsum, palujtshmëri dhe shpenzime që diaspora bënë gjatë vizitave në Kosovë.
Vetëm një pjesë e vogël janë të destinuara për investime. Për këtë D&D Businnes Support Center ka organizuar konferencën me temën “Nxitja dhe Promovimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë”.Qëllimi i kësaj tryeze ishte se si të krijohen kushte që remitancat e diasporës të kthehen në investime. Gjithashtu aty u prezantuan edhe problemet që diaspora hasë gjatë investimeve në Kosovë.
Safet Fazliu, drejtori i D&D Businnes Support Center, tha se Kosova në raport me popullsinë e përgjithshme ka një diasporë shumë të madhe, e cila ka dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit përmes remitancave.
“Vetëm në vitin 2016 kemi pasur rreth 700 milion euro nga diaspora. Motivi kryesor i këtyre dërgesave është lidhja shpirtërore me familjet dhe atdheun. Në aspektin e destinimit të remitencave pjesa dërmuese është në konsum të përditshëm, palujtshmëri dhe tri deri në 4 për qind janë të destinuara në investime dhe fokusi i kësaj konference është se si t’i destinojmë këto mjete në investime”, raporton EO.“Ndryshimin destinimit të tyre do të kishte një impakt shumëfish më të madh në rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe nga kjo do të rritej edhe kthimin në investim nga bashkatdhetarëve. Ne kemi një numër të madh të pjesëtarëve të diasporës që kanë arritur një sukses në vendet ku jetojnë dhe ky target do të ishte i duhur për ta zgjeruar biznesin në Kosovë”, u shpreh Fazliu.
Ai tha se qëllimi i këtij organizimi është se si ti krijojmë kushte diasporës për të investuar në atdhe.“Janë bërë disa hapa të rëndësishëm në aspektin ligjorë duke filluar nga reformat ekonomike dhe marrëveshjet e nënshkruara me Bashkimin Evropian duke mundësuar qasje më të lehtë bizneseve për ti krijuar dhe zgjeruar bizneset e tyre”, tha ai.
Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se ende ka mosbesim nga diaspora për ambientin e biznesit në Kosovë. “Mendoj që kur flasim për investimet nga diaspora remitancat janë vetëm një shtyllë që ne duhet t’i referohemi. Në total nga tri shtylla para që vijnë nga diaspora vetëm në vitin 2015 kanë qenë 1.5 miliard dhe kjo është një shifër që përafërsisht është e njëjtë çdo vit”, tha ai.“Kudo në botë por edhe tek ne nuk është e lehtë që remitencat të kthehen në investime. Ne kemi problem në përgjithësi me strukturën e ekonomisë së vendit dhe këto para të shpenzuara në konsum një pjesë e tyre dalin jashtë vendit”, raporton EO.
“Fokusi kryesor i joni do të ishte që të rriten investimet e huaja. Në të ardhmen kjo shifër nuk mund të mbetet dhe ne duhet të mundohemi që ndryshimet. Diaspora ka dhënë kontribut edhe në investime direkte dhe kanë qenë investime jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kanë bërë një stabilitet socioekonomik të vendit. Ideja ime është që ne përqendrimin kryesor ta kemi tek investimet nga jashtë dhe jo tek të huajt, por tek njerëzit tanë. Për çdo qeveri fronti i parë do të duhej të ishte investimet nga diaspora”, u shpreh ministri.
Ai përmendi problemet me të cilat ballafaqohet diaspora se i përket investimeve.“Një problem për ta është sundimi i ligjit dhe kur po flas për këtë është për mosefikasitetin e sistemit gjyqësor. Problem tjetër është. Mungesa e aftësim profesional dhe vërejtjet që na vijnë nga diaspora është që ne kemi një fuqi punëtore të pakualifikuar që nënkupton një punë që duhet të bëhet në aftësimin profesional të të rinjve. Problem tjetër është energjia si dhe mosfunksionimi i ligjeve”.
Sakip Imeri, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), tha se pakoja e parë fiskale u ka ndihmuar investitorëve të huaj.
“Pakoja e parë fiskale është pakoja që sigurisht mund ti prej edhe investitorët e diasporës. ATK ka ofruar lehtësi në shërbimet për tatimpagues me qëllim që secili ta kryej detyrimin e tij pa e takuar fizikisht zyrtarin e ATK-së. ATK ka qendrat e saj në të gjithë Kosovën shërbimet janë kryesisht elektronike. Pakoja e fundit fiskale ka pasur karakteristika për investitorët e cila ka ofruar lirime në import për pajisjet për prodhimet, lirimet nga TVSH-ja për lëndë të parë dhe të gjitha këto janë pritur mirë. Ka dhjet marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë me shtetet”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi i cili prezantoi hulumtimin “Aspekti ekonomik remitancave”, struktura e tyre dhe investimet e diasporës në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë