Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se flukset hyrëse të remitencave në Kosovë, përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të financimit të huaj, duke dominuar kështu në diskutimet lidhur me burimet e rritjes ekonomike, zbutjes së hendekut të deficitit tregtar, uljes së nivelit të varfërisë në vend apo tërheqjes së investimeve të huaja.
“Kjo vëmendje e madhe kushtuar remitencave i atribuohet kryesisht madhësisë së këtyre prurjeve në raport me Bruto Produktin Vendor, natyrës së tyre të qëndrueshme krahasuar me flukset e tjera të financimit të huaj dhe efektit të tyre zbutës të varfërisë dhe papunësisë në vend”, thuhet në Materialin Studimor të BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’, raporton RTKlive.
Gjatë periudhës 2004-2016, remitencat kanë shënuar një normë mesatare rritje vjetore prej rreth 6 për qind, ndonëse ecuria e tyre është subjekt i disa thyerjeve strukturore gjatë kësaj periudhe.
“Në periudhën 2005-2008, remitencat janë karakterizuar me një normë dyshifrore të rritjes që është luhatur në një interval prej 10 për qind-17 për qind. Ndërsa, në vitet 2009 dhe 2010, remitencat kanë shënuar rënie të lehtë vjetore që kryesisht rezultoi si pasojë e ndikimit të krizës financiare në vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare. Viti 2011 shënoi rënien më të lartë historike të remitencave, me rreth 15 për qind, gjë që i’u atribua ndryshimit të metodologjisë se matjes së remitencave nga Departamenti i Statistikave (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës). Që pas vitit 2011, remitencat janë karakterizuar me një normë rritjeje më të ngadaltë krahasuar me periudhat e mëparshme prej rreth 7 për qind”, thuhet në Materialin Studimor t BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’.
Sipas BQK-së remitencat në Kosovë kanë ndikuar në zbutjen e deficitit tregtar të mallrave dhe shërbimeve, duke e mbuluar atë në një nivel rreth 38 për qind mesatarisht për gjithë periudhën 2004-2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova