Remenski: Nuk mund të ketë hetim ndërkombëtar për "rastin e Kumanovës", vetëm konsultim të ekspertëve
Deputetja e LSDM-së dhe njëherit nënkryetare e kësaj partie, në cilësinë e ekspertit të lëmisë së sigurisë, në emisionin “Nokno Studio” mbrëmë ka deklaruar se nuk mund të ketë institucionalisht hetim ndërkombëtar për rastin e “Kumanovës”.
Ajo ka thënë se ajo çka mund të bëhet është të konsultohen ekspertë nga rajoni të cilët do të bëjnë ekspertizë të të dhënave.
Avokati i grupit të Kumanovës, Naser Raufi, edhe njëherë në emision ka përsëritur se është fakt se grupi ka qenë i pranishëm në vend të ngjarjes, por i njejti ka qenë i sjellur nga Kosova nga ana e DSK-së./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































