Ushtrimet, para së gjithash, i bëjnë mirë formësimit të belit, muskujve të kofshëve dhe muskujve të shpinës.
Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina
Gjimnastika ritmike dallohet për shumëçka nga ushtrimet klasike, ndërkaq njëra ndër specifikat është edhe ajo që vetë mund të përcaktoni ritmin dhe shpejtësinë e ushtrimeve, në harmoni me muzikën të cilën dëshironi ta dëgjoni. Pasi që t’i dëgjoni taktet e para të muzikës suaj të dashur, ju duhet vetëm të merri peshqirin dhe t’i dorëzoheni melodisë.
Në gjimnastikën ritmike është me rëndësi që lëvizjet tuaja t’i harmonizoni me muzikën ritmike, që do të thotë këto ushtrime kërkojnë përqendrim të lartë, mirëpo njëkohësisht janë edhe të shkëlqyeshme për relaksim pas një dite të mundimshme.
Femrat që ushtrojnë me muzikë ritmike janë të njohura për nga lëvizjet elegante, ndërkaq ushtrimet e tyre, para së gjithash, i bëjnë mirë formësimit të trupit, të muskujve të kofshëve dhe të shpinës.
Gjimnastika ritmike zhvillon lëvizshmërinë, koordinimin e lëvizjeve, muzikalitetin dhe shpirtin krijues. Ushtrimet mund të bëhen me rekuizita si p.sh. topi, koni, ndërkaq ne ju propozojmë pesë ushtrime ritmike me rreth.
1. Merreni rrethin, hyni në të dhe filloni ta rrotulloni përreth belit. Ky është një ushtrim i shkëlqyeshëm për ngrohje dhe ndihmon në formësimin e belit.
2. Uluni galiç në dysheme dhe me duar rrotulloni rrethin nëpër dysheme. Ky ushtrim është i mirë për çlirim të boshtit kurrizor.
3. Mbështetuni në dysheme me njërin gju, ndërkaq këmbën tjetër shtrijeni anash. Me rreth në duar bëni largimin në drejtim të këmbës e cila është e shtrirë. Pastaj rrotullojeni pozitën e këmbës dhe të tërën përsëriteni. Me këtë ushtrim do t’i tendosni muskujt anësorë dhe do të formësoni belin.
4. Qëndroni në njërën këmbë, ndërkaq tjetrën shtrijeni prapa, sa të mundeni. Me dorë mbani rrethin e mbështetur në dysheme dhe silleni me gishtërinj derisa jeni duke qëndruar në këtë pozitë. Në këtë mënyrë i tendosni muskujt e kofshëve.
5. Qëndroni vertikalisht dhe vëreni rrethin pas dorës. Bëni lëvizje nga ana e majtë në drejtim të anës së djathtë, mirëpo në atë mënyrë që të lëvizni vetëm pjesën e sipërme të trupit, derisa kofshët duhet të jenë statike. Ky ushtrim i bën mirë formësimit të muskujve të shpinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës