Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e pavarësisë.
Dema në telegramin e urimit ka thënë se 17 shkurti shënon njërën nga ngjarjet më të ndritura të vendit tonë, transmeton Telegrafi.
“Në emër të studentëve, stafit, organeve menaxhuese dhe drejtuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ju uroj ditën më të rëndësishme për vendin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
17 shkurti shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të vendit tonë. Dita e Pavarësisë së Kosovës do të mbetet përherë vlerë për brezat që do vijnë, duke figuruar si akti kulminant i lirisë së vendit.
Në këtë ditë, duhet të kujtojmë ata që dhanë shumë për lirinë e vendit, bijat e bijtë e lirisë, shumë prej të cilëve nuk gjenden më në mesin tonë. Njëherësh, duhet të reflektojmë edhe për të ardhmen, duke vendosur arsimimin e brezave të rinj si prioritet shtetëror, për një të ardhme të ndritur për vendin.
Dy ditë më parë ne shënuam gjysmëshekullin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq sot po shënojmë 12 vjetorin e pavarësisë së shtetit më të bukur, Kosovës sonë. Edhe me ketë rast dua të theksoj që, ashtu siç këto dy data qëndrojnë aq afër në kalendar, po kaq afër qëndron historia e vendit me historinë e Universitetit të Prishtinës. Sepse, pikërisht, në UP kanë nisur të gjitha nismat për liri dhe demokraci.Urime Dita e Pavarësisë”, thuhet në telegramin e rektorit Dema. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos