LAJMI I FUNDIT:

Rekrutonte anëtarë për ISIS, Kandiq me origjinë nga Kosova shpallet fajtor në SHBA

Rekrutonte anëtarë për ISIS, Kandiq me origjinë nga Kosova shpallet fajtor në SHBA

Një anëtar i rangut të lartë i të ashtuquajturës organizata e Shteti Islamik, Mirsad Kandiq, është shpallur fajtor nga një gjykatë e Nju Jorkut për pjesëmarrje në grupin terrorist (ISIS), rekrutimin e luftëtarëve dhe sigurimin e armëve, pajisjeve dhe kryerjen e shërbimeve të zbulimit për grupin terrorist.

Mirsad Kandiq, i arrestuar në Sarajevë në vitin 2017 dhe i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, përballet me burgim të përjetshëm pas akuzave si për pjesëmarrje në organizatë terroriste, rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe sigurimin e armëve, pajisjeve dhe kryerjen e shërbimeve të zbulimit për grupin terrorist.

Një juri federale në Gjykatën e Brooklyn , e drejtuar nga gjykatësi i qarkut të SHBA, Nicholas G. Garaufis, e shpalli Kandiq fajtor bazuar në dokumentet dhe provat e paraqitura në gjyq.


Kandiq, 40 vjeç, i lindur në Pejë të Kosovës, kishte leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe jetonte para se t’i bashkohej Shtetit Islamik.

Ai u arrestua në Sarajevë në gusht të 2017-s, me emrin e rremë Edin Radonçiq.

Sipas agjencive të sigurisë, ai hyri në Bosnje Hercegovinë me një aeroplan me pasaportë ukrainase nën emrin e Ivan Popoviç dhe jetoi për gjashtë muaj në lagjen e Sarajevës, Grbavica.

Kur, pas disa muajsh kërkime, anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së BeH e gjetën atë në një apartament me qira, Kandiq kishte dy pasaporta të falsifikuara të Kosovës, njëra prej të cilave ishte lëshuar në emër të Edin Radonçiq, tre karta bankare me emra të ndryshëm, dhe kartat SIM që përdorte për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.

Pas ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Kandiq ndodhet në paraburgim që nga vjeshta e vitit 2017. Gjyqi ndaj tij filloi më 4 maj 2022.

Sipas 36 dëshmitarëve dhe provave të mbledhura nga gjashtë kontinente, Kandiq u përpoq të largohej nga Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2012 për t’iu bashkuar një grupi terrorist.

Atij iu ndalua fluturimi dhe në janar të 2013-s, Kandiq u përpoq të udhëtonte për në Stamboll me një fluturim direkt nga Toronto, Kanada. Atij iu refuzua përsëri të fluturonte teksa më pas udhëtoi me autobus nga Nju Jorku në Monterrey të Meksikës, në nëntor 2013, ku më pas përmes Panamasë, Brazilit, Portugalisë, Gjermanisë, Kosovës dhe Turqisë ai arriti në Siri në fund të vitit 2013. Kandiq iu bashkua militantëve në Haritan, një bastion i IS në atë kohë, në periferi të Aleppos.

Udhëheqja e grupit terrorist e dërgoi më pas Kandiq në Turqi për të marrë rolin e kontrabandistit të luftëtarëve të huaj dhe armëve në Siri nga jashtë dhe për të qenë një zëdhënës për mediat.

Kandiq shpërndau mesazhe rreth rekrutimit dhe propagandës së ISIS duke përdorur më shumë se 120 llogari në Twitter.

Kandiq ishte gjithashtu një rekrutues i përkushtuar i militantëve të huaj. Ai ka dërguar mijëra vullnetarë radikalë nga vendet perëndimore në territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik në Siri dhe gjetkë në Lindjen e Mesme.

Një luftëtar i huaj i rekrutuar nga i akuzuari ishte Jake Bilardi nga Australia, i njohur si Xhihadi Xhon. Bilardi kontaktoi të akuzuarin në qershor 2014 për ta ndihmuar atë të udhëtonte në Siri për t’iu bashkuar grupit islamik.

Kandiq më pas organizoi që Billard të merrej në aeroportin e Stambollit duke e çuar më pas atë në Siri. Bilardi kreu një sulm vetëvrasës me kamion më 11 mars 2015 në Ramadi, Irak, duke vrarë veten, dhe më shumë se 30 ushtarë irakianë.

Ai përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm për dy akuza që rezultojnë me viktima, dhe 20 vjet burg për secilën nga katër akuzat e tjera, njofton REL.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori