Ministria e Administratës Publike (MAP) ka propozuar një projektligj me qëllim të krijimit të kornizës ligjore për punësim të zyrtarëve publik në institucione të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Projektligji për Zyrtarët Publik do të jetë më gjithëpërfshirës krahasuar me legjislacionin në fuqi. Deri më tani ligji ka patur një fushëveprim të ngushtë dhe nuk ka qenë i qartë në rregullimin e kategorive të nëpunësve jashtë shërbimit civil. Pasojat kryesore nga kjo praktikë ka qenë përjashtimi i kategorive tipike të shërbimit civil me ligje të veçanta (polici, doganë, shërbim korrektues etj.). Kjo ka krijuar një sistem heterogjen i marrëdhënies së shërbimit civil e cila nuk siguron barazi e as siguri juridike. Shumica dërmuese e nëpunësve jashtë shërbimit civil marrëdhënien e punës e kanë të rregulluar sipas ligjit të punës i cili nuk rregullon shumë aspekte të saj (rekrutimin, lëvizshmërinë, procedurat disiplinore etj.)
Projektligji i ri për Zyrtarët Publik rregullon edhe çështjen e rekrutimit të nëpunësve civil, të cilët deri tani ka ndjekur parimin një person për një pozitë të lirë, që ka qenë proces me kosto të lartë. Gjithashtu, kjo praktikë ka rritur mundësinë e ndikimit mbi baza politike, familjare dhe personale.
Si rezultat i këtij rregullimi është ulur besimi i publikut në objektivitetin e procedurës së rekrutimit në shërbimin civil, në veçanti, edhe në administratën publike në përgjithësi. Po ashtu, ka mbajtur lartë perceptimin për korrupsion dhe keqpërdorimit në administratën publike.
Projektligji për Zyrtarët Publik propozon një fushëveprim të gjerë dhe rregullon marrëdhënien e punës për zyrtarët publik. Ai vendos një sistem të rekrutimit: të bazuar në procedurë rekrutimi me meritë, dhe në një menaxhim profesional të procedurave të rekrutimit që i sigurojnë rezultatet më të mira. Me projektligjin e propozuar do të krijohet një njësi qendrore përgjegjëse për zhvillimin e rekrutimit në grup si dhe komisione përzgjedhëse permanente.
Si dhe, Projektligji për Zyrtarët Publik kompleton kornizën ligjore për disiplinën në shërbimin civil me qëllim të forcimit të përgjegjshmërinë brenda shërbimit civil si një instrument për të sanksionuar shkeljet.
Ky projektligj është pjesë e pakos ligjore të përgatitur nga MAP për të vendosur shtyllat për organizimin dhe funksionimit e shtetit. Ato vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit Euro-Atlantik. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/map.rks/videos/2175094755852018/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës