LAJMI I FUNDIT:

Rekordi në Shqipëri, 7.2 milionë turistë në 8 muaj

Rekordi në Shqipëri, 7.2 milionë turistë në 8 muaj

Mbushja e rrugëve të Shqipërisë nga turistët e huaj këtë vit ka thyer rekord në turizëm sa i përket shifrave. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Turizmit, 7.2 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri nga janari deri në gusht.

Në krahasim me një vit më parë vendi ynë ka mirëpritur kështu 27% më shumë të huaj për po të njëjtën periudhë.


Kjo shifër në vetëm 8 muaj i është afruar rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit për të gjithë vitin 2022-in , viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

Ndërkohë vetëm në muajin gusht mbi 2 milion vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se këto shifra kurorëzojnë punën e të gjithëve atyre që kanë investuar në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike.

“Gjuhët e botës që dëgjoheshin çdokund në pikat turistike këtë vit konfirmohen edhe nga shifrat zyrtare, ku Shqipëria mikë-priti 2 milionë vizitorë të huaj në Gusht dhe në total gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, me rekordin e afro 7.2 milionë vizitorëve”.

Vizitorët nga Kosova mbajnë vendin e parë si ata që e frekuentojnë më së shumti Shqipërinë, ndërsa interes në rritje ka pasur nga spanjollët, italianët, turqit, malazezët, francezët etj.

Ato që ofron Shqipëria u pasqyruan këtë vit si asnjëherë më parë në mediat botërore, duke u kthyer kështu në sytë e turistëve si vendi që duhet vizituar me patjetër./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Kalo në kategori