LAJMI I FUNDIT:

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit, mbi 885 mijë vetëm në gusht

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit, mbi 885 mijë vetëm në gusht

Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë si destinacion, tashmë konfirmohet edhe nga të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë.

Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes këtij aeroporti arriti në muajin gusht në 885 359, duke vendosur kështu shifrën rekord për numrin më të madh të pasagjerëve përmes TIA-s, ndonjëherë gjatë një muaji.

Duke e krahasuar me muajin gusht të vitit 2022, numri i pasagjerëve shënoi rritje me 33 %.


Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Në gusht të vitit 2022, vendi ynë u vizitua nga 1 710 041 të huaj.

Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti vendi u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 27%.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, plazhe këto që frekuentohen nga maji deri në tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori