Rekord hajnie në Milano: Kriminelët kryen dy grabitje për shtatë minuta (Video)
Në burgun e San Vittores përfunduan italianët me precedentë penalë, të moshës 23-vjeçare, që ishin të papunë e banues në Milano dhe Rozzano.
Ata jenë përgjegjës për plaçkitjet e ndodhura rreth orës 16.000 të ditës së djeshme, në dy supermarkete të ndryshme. Dy keqbërësit, me kasketa dhe motor, me maskë e armë, hynë në dyqanin në Via Toscana, ku morë 300 euro dhe menjëherë më pas, në të njëjtën mënyrë, goditën te supermarketi në Via Manzoni, duke marrë 600 euro. Dy hajnitë i bënë për shtatë minuta.
Kamerat e video survejimit e kanë lejuar Policinë që të identifikojë dy grabitësit.
Gjatë kërkimeve në shtëpinë e dy të dyshuarve, u gjetën një armë lodër e përdorur, rrobat e veshur gjatë grabitjeve dhe disa kapele. /mapo/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































